Teksti i "Lart Mbi Yje"

"Lart Mbi Yje"

Të kanë lënduar të kanë vrarë
Të kanë gënjyer të kanë sharë
Sa netë pa gjumë me lot në sy
Të premtuan dashurinë e të falën tradhëtinë

Sa plagë në zemër i ke marr?
Më jep një shans, më jep një shpresë
E kurrë më vetëm nuk do jesh
Ditët pa diell, me re me shi

Le të jemi të pa ndarë
Ky qytet le të digjet zjarr
Kur të na shohin ne bashkë

Le të jemi bashkë
Le të ikim larg
Le të jemi vetëm unë dhe ti
Le të jemi bashkë
Le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë dhe ti

Por lutem që një ditë
Ti më nuk do të kesh frikë
Për të më thënë te dua
Po jetoj me një shpresë se do zgjohem një mëngjes

Do jesh aty për mua
Se ti, ti nuk e di sa t'dhemb kur s'të besojnë
Kujt ja pata borxh këta lotë
Do na vras i madhi zot po të mos jemi ne bashkë

Le të jemi bashkë
Le të ikim larg
Le të jemi vetëm unë dhe ti
Le të jemi bashkë
Le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë dhe ti

Të kanë lënduar të kanë vrarë
Të kanë gënjyer të kanë sharë
Sa netë pa gjumë me lot në sy
Të premtoj dashurinë, të premtoj lumturinë

Vetëm ne të jemi bashkë, ne të jemi bashkë
Le të ikim larg, le të jemi vetëm unë dhe ti
Le të jemi bashkë, le të ngjitemi lart
Lart mbi yje vetëm unë dhe ti...


You May Also Like
Dhurata Dora - "Qikat E Mia" Baby ruf mich nicht mehr an Ich geh sowieso nicht ran küss Jom me qikat e mia Nuk na nal policia E ty po t'kap xhelozia Sa her m'sheh me shoqet e mia Jom me qikat e mia Nuk na nal policia E ty po...
Kidda - "LOW" Mama go down low (Aye) Everytime you see me dance, ah Mama go down low, low oh low Hajde rrina pina ganja Zemer hajde Bop bop bop bop (aye) Bop bop bop boy yeah yeah Naughty girl, naughty girl...
Noizy - "Do Ku Do" Do ku do Oh, why you follow me? Do ku do Oh, why you follow me? Do ku do Oh, why you in front of me? Do ku do Oh, why you in front of me? Do ku do Oh, why you follow me? Do ku do Oh, why you follow...
Butrint Imeri - "Bakllava" Hajde pina (uh la la la) Shija si bakllava Señorita une zemren ty ta ha ha ha Hajde pina (uh la la la) Shija si bakllava Simpatia une zemren ty ta ha ha ha A m'don (hey) O señorita a m'don Mamacita...
Dafina Zeqiri & Ricky Rich - "Yolo" Sje ti solo Uhh solo Hajde shkojm e jetojn Yolo, yolo Uhhh yolo! Baby vilket land vill du resa Svara på mig bby jag vill veta Låt dom inte komma åt oss jalla jalla Full gas kör mot dom alla...